Lazio fiton me vuajtje ndaj Crotones, Caicedo është vendimtar (VIDEO)

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Bolognës dhe Juventusi, Lazio është rikthyer në rrugën e fitoreve në Seria A. Bardhekaltrit triumfuan pastër 3-2 në duelin ndaj Crotones.

Në minutën e 14-t, Radu kroson në zonë për Milinkovic-Savic, i cili me një goditje të bukur arrin që ta dërgojë topin në rrjetë. Crotones reagoi mjaft mirë duke barazuar shifrat në minutën e 29-të me Simy, i cili realizoi me një goditje më të djathtën në hyrje të zonës.

10 minuta më pas Lazio, u rikthye sërish në avantazh me Luis Alberton, që arriti të realizonte me një goditje në hyrje të zonës. Ndeshja ishte e hapur dhe me shumë ritëm. Në fillimin e pjesës së dytë, Simy do të shënonte një tjetër gol për të barazuar shifrat.

Gjithsesi ekipi i Inzaghit nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 84-t, specialisti i golave në minutat e fundit, Caicedo kontrollon në mënyrë perfekte një goditje të një shoku të tij në zonë dhe më pas e dërgon topin në rrjetë. Lazio me këtë fitore mbetet në vendin e 7-të me 46 pikë, 1 më pak se Napoli. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP