Lazio fiton ndaj Lecces së Ramadanit dhe Berishës

Lazio pas humbjes ndaj Interit u rikthye me një paraqitje bindëse në “Olimpico”. Skuadra bardhekaltër dominoi pjesën e parë dhe pavarësisht mungesave, mori një fitore të merituar 2-0 ndaj Lecce-s.

Protagonist i mbrëmjes ishte Mattéo Guendouzi. Mesfushori francez shfrytëzoi një pasim të saktë të Toma Basic dhe zhbllokoi ndeshjen, duke e vendosur Lazion në rrugën e duhur. Portieri Falcone mbajti gjallë shpresat e miqve me disa pritje vendimtare, por u dorëzua sërish në minutën e 95-të, kur Noslin vulosi rezultatin 2-0.

Në fushë ishin nga minuta e parë dhe dy lojtarët e Kombëtares sonë, Ramadani dhe Medon Berisha, ndërkohë që Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë sukses, skuadra e Maurizio Sarrit ngjitet në kuotën e 18 pikëve, por trajneri nuk mund të buzëqesh plotësisht: gjatë takimit u dëmtuan Cataldi dhe Gila, duke shtuar problemet në repartet e prapavijës dhe mesfushës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?