Lazio fiton ndaj Parmës falë super Strakoshës, tani gjendet -1 larg nga Juvja (VIDEO)

Lazio shfrytëzon më së miri ndalesën e Juventusit. Skuadra e Inzaghit fitoi me shumë vështirësi 1-0 në transfertën e “Tardinit” ndaj Parmës. Sfida do të vendosej nga një episod në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 41-të, pas një këmbëngulje të gjatë të Immobiles në zonë, Caicedo është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.

Edhe në këtë ndeshje Thomas Strakosha u bë protagonist duke bërë një super pritje ndaj Caprarit në fundin e pjesës së parë. Portieri shqiptar këtë sezon ka shpëtuar shpesh herë ekipin e tij. Lazio me këtë fitore ngjitet në kuotën e 53 pikëve, vetëm 1 më pak se Juventusi i vendit të parë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP