Lazio fiton ndaj Sassuolos dhe i merr vendin e pestë Atalantës (VIDEO)
Lazio merr një tjetër fitore të rëndësishme në garën për një vend në zonën Europiane. Skuadra e Sarrit triumfoi 2-1 ndaj Sassuolos, teksa tashmë mbajnë vendin e pestë me 52 pikë, 1 më shumë se Atalanta (dy ndeshje më pak).
Lazzari zhbllokoi duelin në minutën e 17-të, pasi rrëmbeu një top në mesfushë dhe më pas me një vrapim të shpejtë goditi saktë në hyrje të zonës. Në fillimin e fraksionit të dytë, Milinkovic-Savic devijoi topin pas një goditje dënimi duke e dërguar brenda kuadratit.
Në fundin e ndeshjes, Hamed Traore realizoi golin e vetëm për Sassuolon, por që nuk do të kishte shumë vlera për ekipin e tij. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

