Lazio fitore dramatike ndaj Spezias, ekipi i Manajt nuk ruan 3 herë avantazhin (VIDEO)

Spezia dhe Lazio kanë dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme, duke e mbyllur duelin në shifrat 3-4 në favor të bardhekaltërve. Manaj dhe Strakosha e nisën duelin nga minuta e parë, ndërkohë që Hysaj ishte i padisponueshëm.

Amian zhbllokoi shifrat për vendasit, ndërkohë që Immobile do të barazonte me penallti. Më pas Agudelo do të rikthente në avantazh Spezian, por Provedel do të gabonte duke e dërguar topin në portën e tij.

Hristov shënoi sërish për vendasit, por Milinkovic-Savic do të barazonte për herë të tretë duelin, ndërkohë që Acerbi në kohën shtesë shënoi dhe golin e fitores 4-3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?