Lazio jep “dritën jeshile”, Muriqi i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Vedat Muriqi do të jetë në dispozicion të Kosovës në ndeshjen play-off ndaj Maqedonisë së Veriut që do të luhet pas dy ditësh. Sulmuesi ende nuk ka debutuar me klubin e tij të ri Lazion në këtë sezon të Serie A, për shkak të problemeve fizike por edhe infektimit me koronavirus.

Muriqi ka marrë “dritën jeshile” nga klubi i Lacios për tu bashkuar me Kosovën në grumbullim për tre ndeshjet e tetorit, mes tyre edhe ajo ndaj Maqedonisë së Veriut për play-off-in e Kampionatit Europian të verës tjetër.

Një lajm i madh për Kosovën, duke parë se trajneri Challandes vuan mungesën e disa titullarëve të rëndësishëm si Rrahmani apo Rashica.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?