Lazio jep lajmin e shumëpritur, Strakosha grumbullohet ndaj Bayern Mynih

AURONZO DI CADORE, ITALY - AUGUST 29: Thomas Strakosha of SS Lazio during the SS Lazio training camp on August 29, 2020 in Auronzo di Cadore, Italy. (Photo by Marco Rosi - SS Lazio/Getty Images)

Thomas Strakosha më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Portieri i Kombëtares sonë është rikuperuar nga dëmtimi që e mban jashtë fushave që nga 21 janari.

Fatmirësisht periudha e pushimit për të ka marrë fund dhe 25-vjeçari dje u kthye në stërvitje. Për të konfirmuar këtë gjë mendoi edhe Lazio, që e ka grumbulluar për sfidën e mbrëmjes së sotme kundër Bayernit.

Portieri shqiptar me shumë mundësi do ta nisë nga pankina, pasi Reina është i avantazhuar për shkak të formës shumë të mirë që po kalon. Strakosha mund të aktivizohet në ditët në vijim, por lajmi i mirë është fakti që tashmë mund të luftojë për vendin e titullarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?