Lazio mbetet pa portier, Pepe Reina zgjidh kontratën dhe kthehet në Spanjë

Pepe Reina surprizon Lazion. Skuadra bardhekaltër mbetet pa portier, pasi gardiani spanjoll ka zgjidhur kontratën me ekipin që drejtohet nga Maurizio Sarri.

Edhe pse kontrata e tij përfundonte në vitin 2023, ai ka preferuar që të largohet për t’u rikthyer në Spanjë. Strakosha gjithashtu që nga sot nuk është më një futbollist i Lazios, ndaj dhe situata për Igli Taren për t’u zgjidhur nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

Lotito kërkon ndërhyrje sa më parë në merkato, ndërkohë që Sarri me siguri që tashmë do të jetë tërbuar, pasi është në pritje që të mësojë lojtarët që do të ketë në dispozicion për sezonin e ri. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?