Lazio mendon shkarkimin e Inzaghi-t, Tare synon ish-trajnerin e Juves
Simeone Inzaghi nuk e ka më vendin e sigurt te skuadra e Lazios. Humbja e fundit 3-0 kundër Sampdorias nuk është pritur aspak mirë nga Lotito dhe Tare, të cilët duket se po mendojnë shkarkimin e tij.
Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e Inzaghit do të përcaktohet në ndeshjet e ardhshme, nëse situata nuk ndryshon, Allegri pritet të marrë drejtimin e Lacio.
Dyshimet shtohen edhe më shumë pasi palët, Lacio dhe Inzaghi ende nuk kanë gjetur një akord për rinovimin e kontratës, një temë e diskutuar prej kohësh.