Lazio merr fitoren e 6-të radhazi, vendimtar i përhershmi Immobile (VIDEO)

Lazio nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Inzaghit ka marrë fitoren e 6-të radhazi në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi golashënuesi i përhershëm, Ciro Immobile. Sulmuesi italian është vrastar brenda zonës, duke shfrytëzuar më së miri një pasim nga Milinkovic-Savic.

Me këtë fitore Lazio ngjitet në vendin e pestë, në kuotën e 40 pikëve, po aq sa Roma. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP