Lazio mund Leccen me “poker” dhe merr vendin e tretë në renditje (VIDEO)

Lazio ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme në shifrat 4-2 ndaj Lecces. Joaquin Correa ishte më i miri i ndeshjes me dy gola të shënuar.

 

Listës së golashënuesve bardhekaltër iu shtuan Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, me këtë të fundit që kryeson bindshëm listën e golashënuesve në elitën e futbollit italian me 14 finalizime, 5 më shumë se Lukaku i Interit.

Në krahun tjetër e gjetën rrjetën Lapadula dhe La Mantia, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e 6-të sezonale të puljezëve. Me këtë fitore skuadra bardhëkaltër ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë. Atalanta ndërkohë nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias.

SHKARKO APP