Lazio në rënie të lirë, mundet edhe nga Bologna e Mihajlovic (VIDEO)
Lazio konfirmon momentin e vështirë në të cilin ndodhet në këtë fazë të sezonit. Pas humbjes së thellë ndaj Bayernit në Champions, skuadra e Inzaghit është mundur 2-0 nga Bologna.
Ciro Immobile shpërdoroi një penallti në minutën e 19-të për bardhekaltrit, ndërkohë që dy minuta më pas Mbaye kaloi në avantazh Bolognën. Në fraksionin e dytë, sulmuesi i kuqebluve shërbeu për Sansonen, i cili me një goditje të bukur mposhti Reinën.
Kjo është humbja e 7-të sezonale për Laion që mbetet në vendin e 6-të me 43 pikë. Bologna ndërkohë ngjitet në vendin e 11-të me 28 pikë. /R.Lika-Koha Jone/