Lazio ngec në duelin ndaj Cremoneses në Seria A

Lazio nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim ndaj Cremoneses. Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri dhe ajo e Davide Nicola u ndalën në rezultatin 0-0 në “Stadio Olimpico” të Romës, në një përballje që prodhoi pak emocione.

Lazio u paraqit e kushtëzuar nga mungesa të shumta, faktor që ndikoi ndjeshëm në lojën e vendasve, të cilët nuk arritën të krijonin raste të pastra shënimi. Nga ana tjetër, Cremonese zhvilloi një ndeshje të kujdesshme dhe të organizuar, por i mungoi goditja vendimtare për të marrë diçka më shumë nga kjo sfidë.

Në minutat shtesë të takimit, miqtë mbetën me një lojtar më pak, pasi Ceccherini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 94-t, duke e mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë. Pavarësisht kësaj, rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja skuadrat u larguan nga fusha me nga një pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?