Lazio nis fazën përgatitore për sezonin e ri, Sarri ka në listë edhe Hysajn
Lazio ka nisur zyrtarisht programin përgatitor në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Pas rifillimit të aktiviteteve me testet e para mjekësore dhe atletike, sot është mbyllur dita e dytë e vizitave dhe kontrolleve në qendrën stërvitore të klubit në Formello.
Në përfundim të seancave të monitorimit fizik, stafi teknik i drejtuar nga trajneri Maurizio Sarri ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për fazën përgatitore parasezonale, e cila do të nisë zyrtarisht të hënën më 14 korrik.
Në këtë fazë të parë të përgatitjeve, që do të zhvillohet tërësisht në Formello, Sarri do të ketë në dispozicion 31 lojtarë, përfshirë edhe disa të rinj nga akademia.
Lista e të grumbulluarve:
Portierë: Furlanetto, Mandas, Provedel.
Mbrojtës: Gigot, Gila, Hysaj, Lazzari, Marušić, Patric, Pellegrini, Provstgaard, Romagnoli, Tavares.
Mesfushorë: Bašić, Belahyane, Cataldi, Dele-Bashiru, Guendouzi, Rovella, Vecino.
Sulmues: Cancellieri, Castellanos, Dia, Isaksen, Noslin, Pedro, Zaccagni.
Të rinjtë e ftuar: Renzetti, Ruggeri, Pinelli, Sana Fernandes.
KOHA JONË SONDAZH

