Lazio rinis kontaktet me Strakoshën për rinovimin e kontratës
Aventura e Thomas Strakosha te Lazio mund të vazhdojë. Portierit të bardhëkaltërve i skadon kontrata qershorin e ardhshëm dhe pas një viti si spektator, përvoja e tij në kryeqytet duket se ishte drejt fundit.
Nicolo Schira, ekspert i merkatos, shkroi në Twitter: “Pas acarimit të muajve të fundit, kontaktet mes Lazios dhe përfaqësuesve të Thomas Strakosha (skadojnë në qershor) kanë rinisur ditët e fundit për rinovimin e kontratës”.
Bardhekaltrit janë treguar të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare Strakoshës, me pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesit e portierit kanë kërkuar 2 milionë euro.
Në ditët në vijim mund të ketë një marrëveshje me shifra të ndërmjetme, që do të kënaqnin jo vetëm Lazion, por edhe portierin kuqezi. Bardhekaltrit duket se besojnë ende te gardiani shqiptar, ndërkohë që tahsmë vendimi mbetet te portieri shqiptar. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

