Lazio shkatërron Bolognën, Strakosha ruan portën të paprekur (VIDEO)
Pas eliminimit në Kupë, Lazio reagon mjaft mirë duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat, në shifrat 3-0 ndaj Bolognës. Skuadra e Sarrit do të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 11-të me Ciro Immobile, qënuk do të gabonte nga pika e bardhë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Mattia Zaccagni realizoi dy gola në harkun e dy minutave, duke i dhënë qetësinë e nevojshme bardhekaltërve në minutat në vijim.
Strakosha e nisi ndeshjen si titullar, ndërkohë që Hysaj e ndoqi delin nga bankina. Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 42 pikëve, në vendin e 6-të të renditjes. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

