Lazio shqetësohet për dëmtimin e Strakoshës, portieri është vendimtar është për … ndërtimin e lojës

Te Lazio ka shqetësim për dëmtimin e Strakoshës, teksa situate dukej më serioze se sa mendohej. Portieri shqiptar ka problem në shpinë, teksa mediat pranë klubit bardhekaltër shkruajnë se ai është vendimtar në lojën e ekipit kryeqytetas.

Strakosha është përmirësuar ndjeshëm jo vetëm në aspektin e ndërhyrjeve në momente vendimtare, por edhe për ndërtimin e lojës pikërisht prej tij.

“Lazioneës24” kujton një ndeshje: “Strakosha veritikalizon mjaft mirë për Milinkovic-Savic, duke kaluar presionin e kundërshtarëve”.

Edhe pse Lazio është një ekip shumë vertikal, ndërton lojën shumë nga portieri. Strakosha është portieri që bën më shumë pasim nga pas brenda 90 minutave, 15.7 për ndeshje. Që tregon rëndësinë  madhe që ka në ndërtimin e lojës së Lazios këtë sezon. /R.Lika-Koha Jone/

lazio patric strakosha

SHKARKO APP