Leao i jep fitoren Milanit ndaj Fiorentinës, arratiset +5 nga Interi (VIDEO)
Milani merr një fitore shumë të rëndësishme që mund të jetë vendimtare për titullin kampion. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 në duelin ndaj Fiorentinës dhe tashmë shkojnë në +5 pikë larg nga Interi i vendit të dytë.
Vjollcët do ti shkaktonin jo pak probleme skuadrës së Piolit, por portieri Maignan ishte në një formë fantastike. Në minutën e 82-të, Tarraciano bën një gabim trashanik duke i dhuruar topin Leaos.
Sulmuesi i Milanit me një lëvizje të shpejt, arrin që të shënojë, i ndihmuar edhe nga një devijim i vogël. Tashmë kuqezinjtë presin me qetësi sfidën e Interit, pasi ngjiten në kuotën e 77 pikëve, ndërkohë që Interi ka 72 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

