Leao rrezikon të mungojë në ndeshjet e Superkupës së Italisë pas dëmtimit

Rafael Leao u detyrua të braktiste fushën pas rreth gjysmë ore lojë për shkak të një shqetësimi muskulor në këmbën e djathtë. Portugezi ndjeu dhimbje menjëherë pas një goditjeje drejt portës së Israel dhe, pasi vuri dorën në zonën e ijës, nuk arriti të vazhdonte lojën. Në vend të tij u aktivizua ish-lojtari i Torinos, Samuele Ricci.

Ende nuk dihet sa kohë mund të mungojë Leao. Kuqezinjtë kanë përpara dy ndeshje të rëndësishme: të dielën përballen me Sassuolon në kampionat, ndërsa më 18 dhjetor luajnë gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Napolit.

Portugezi do t’i nënshtrohet nesër ekzaminimeve mjekësore, ndërsa zëvendëstrajneri Landucci, i cili drejtoi skuadrën në mungesë të Allegrit, pranoi vetëm se “Leao ka ndier një problem në aduktorë”, duke mos dashur të jepte më shumë detaje për gjendjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?