Lecce mposhtet nga Cremonese, Ramadani protagonist për keq

Cremonese triumfoi 2-0 ndaj Lecce-s në “Zini”, duke konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer që po kalon në këtë pikë të sezonit. Në fushë nga minuta e parë ishin edhe Medon Berisha dhe Ylber Ramadani. Ky i fundi u bë protagonist për keq në pjesën e dytë.

Një depërtim i Vandeputte në zonë solli penalltinë pas ndërhyrjes së gabuar të mesfushorit shqiptar. Pas verifikimit të VAR-it, Bonazzoli realizoi saktë nga pika e bardhë, duke vulosur avantazhin në minutën e 53-të.

Të motivuar nga avantazhi, vendasit kërkuan golin e qetësisë, dhe ai erdhi në minutën e 78-të me një goditje të saktë me kokë të Sanabria, i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Cremonese-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore, Cremonese ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe konfirmohet si surpriza e sezonit. Lecce mbetet në 13 pikë, duke u larguar edhe më shumë nga zona e qetë e tabelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?