Leclerc i pafate në Barcelonë, Verstappen përfiton dhe merr fitoren e katërt radhazi
Charles Leclerc zhgënjen në Çmimin e Madh të Barcelonës, aty ku Max Verstappen përfiton maksimalisht dhe merr fitoren e katërt sezonale, të tretën radhazi, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes për pilotë.
Piloti monegask i Ferrarit u nis i pari në Barcelonë dhe bëri një garë fantastike deri në xhiron e 27, ku për shkak të një defekti teknik, u detyrua të tërhiqet nga gara dhe i la rrugën e lirë Verstappenit për të mbyllur garën në krye.
Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa podiumin e kompletoi Mercedesi i George Russell. Piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz e mbylli garën në vendin e katërt, ndërsa pas tij u pozicionua menjëherë britaniku i Mercedes, Leëis Hamilton.
KOHA JONË SONDAZH

