Legjenda e Barcelonës infektohet me Covid
Legjenda e kombëtares spanjolle dhe Barcelonës, Xavi Hernandez ka dalë pozitiv me COVID-19.
Lajmi është konfirmuar vetë nga spanjolli, aktualisht trajner i Al Sadd në Katar.
“Disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testova për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushat e blerta”, shkruan Xavi mes të tjerash në postimin e bërë në Instagram.
Ish-mesfushori ka qenë një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë.