Legjenda e Interit sulmon Konten, Macola: Ai është dhe do mbetet një juventin!

Pas humbjes në Derbin e Italisë, për Antonio Konten vjen një goditje tjetër. Ai që e lëshon atë quhet Sandro Macola, lojtar-flamur i Interit. “Konte? Bëmë mirë që ia morëm Juventusit, por nuk më bind. Kur flet më ngjan ende si juventin sesa interist. Juventin lind, sikundër lind interist, është e vështirë të ndërrosh. Konte vijon të jetë një bardhezi, nuk kemi se çfarë të bëjmë, është diçka që e ka brenda”.

Macola thotë se këtë përshtypje trajneri ia transmeton skuadrës gjatë ndeshjes. “Nis të flasë si juventin, pastaj e kupton që është te Interi dhe flet si interist. Proteston tek arbitrat njëjtë si bënte te Juvja. Te Juventusi mjaftonte të çonte duart për të marrë një penallti, këtu jo”, shton Macola, që harron se tashmë është sistemi VAR dhe praktikisht e ka zeruar këtë alibi.

SHKARKO APP