Legjenda Pele shtrohet sërish në spital, është në gjendje të qëndrueshme
Legjenda e futbollit botëror, Pele, u shtrua sërish në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje për kurimin e një tumori në zorrën e trashë, konfirmoi spitali i Sao Paulos, “Albert Einstein”.
Në deklaratën e spitalit thuhet gjithashtu se Pele është në gjendje të qëndrueshme dhe me shumë gjasa do të dalë në ditët e ardhshme.
81-vjeçari, tri herë fitues i Kupës së Botës, iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin në zorrën e trashë në shtator dhe qëndroi thuajse një muaj atje. Në atë kohë, spitali deklaroi se Pele do të duhet t’i nënshtrohej kimioterapisë.
KOHA JONË SONDAZH

