Legjenda Petit kritikon ashpër Mbappe: Rritu, po i mërzit të gjithë te PSG-ja
Kritika të tjera për Kylian Mbappe nga Franca. Këtë herë ka qenë ish-kampioni i botës Emmanuel Petit, në një intervistë për RMC Sport që ka thënë fjalë të rëna për të talentin francez.
“Javët e fundit kam parë shumë deklarata të tij, madje edhe në rrjetet sociale, të gabuara dhe të papërshtatshme. Ai po largohet gjithnjë e më shumë nga tema kryesore që është futbolli. Mirë, ndoshta disa premtime nuk janë mbajtur, por them dreqin them ‘Kylian rritu, kjo është jeta’.
Ai nuk duhet të dyshojë gjithmonë, duhet të jetë më i pjekur dhe të ecë përpara. Sa më shpejt t’i zgjidhë këto probleme me veten, aq më shpejt do të përmirësojë lojën e tij në fushë dhe të ketë harmoni më e madhe me të gjithë, tifozët dhe shokët e skuadrës.
Për momentin ai po i bezdis të gjithë. Ai e vendos veten mbi gjithçka dhe ekipin. Deklaratat e tij janë ende të papërshtatshme dhe mosrespektuese ndaj shokëve të skuadrës dhe klubit”, deklaroi Petit për RMC Sport. /R.Lika-Koha Jonë/