Legjionarët e Seria A bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon, situata është shqetësuese

Legjionarët e Seria A bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon, situata është shqetësuese

Shumë futbollistë të Kombëtares sonë janë pjesë e Seria A, por në javët e fundit për fatin e tyre të keq dëmtimet kanë qenë të shumta. Në prag të dy ndeshjeve në muajin mars ndaj Anglisë dhe Andorras, nuk ka aspak lajme të mira për Sylvinhon.

Elseid Hysaj me siguri që nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për dy takimit e para. Anësori kuqezi pësoi një dëmtim muskulorë që e detyron të qëndrojë afro një muaj jashtë fushës së lojës.

Shqetësuese është edhe situata me kapitenit Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në kavilie gjatë takimit kundër Empolit. Ende nuk dihet koha e rikuperimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësues është fakti që edhe qendërmbrojtësi tjetër Ardian Ismajli nuk është rikuperuar. Ai nuk ishte i pranishëm as në sfidën e fundit kundër Atalantës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk janë në formën e tyre më të mirë, as dy mesfushorët e Lecces. Ylber Ramadani po aktivizohet pak, ndërsa Medon Berisha sapo është rikthyer nga një dëmtim i gjatë. Asllani ndërkohë vijon të vuajë mungesën e minutave tek Interi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?