Legjionarët/ Muci debuton te Besiktas këtë sezon, Strakosha titullar te AEK

Lajme pozitive për legjionarët tanë të aktivizuar në sfidat e para të turit të dytë të Europa Ligë dhe Ligës së Konferencës, këtë të enjte. Kështu mesfushori Ernest Muçi, bëri debutimin këtë sezon të ri me fanellën e Besiktas, në sfidën e vlefshme për turin e dytë të Europa League, ndaj Shakhtar.

Muçi nuk u aktivizua si titullar nga ana e teknikut norvegjez Oleguna Solskjaer. Futbollisti i kombëtares tonë hyri në fushën e lojës vetëm gjatë pjesës së dytë, në minutën e 60. Ndeshja e parë në këtë fazë eliminatore nuk shkoi pozitivisht për gjigandët nga Stambolli, pasi Besiktas u mund me shifrat 2-4 ndaj ekipit ukrainas. Këtë sezon Besiktas ka ndryshuar shumë, ndërkohë ende nuk dihet me siguri nëse pjesë e ekipit për këtë sezon do të jetë sërish Ernest Muçi.

Ndërkohë në turin e dytë të Conferencë League u përballën në Athinëm AEK ndaj ekipit izraelit të Hapoel Beer Sheva. Sfida u fitua nga grekët minimalisht 1-0, por lajmi i mirë ishte aktivizimi si titullar mes shtyllave për AEK, të portierit të ekipit tonë përfaqësues, Thomas Strakosha. Kujtojmë që Strakosha gjatë fazës së dytë sezonin e shkuar e humbi vendin e titullarit në portë, ndërsa këtë sezon do të kërkojë të rifitojë besimin e trajnerit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?