Leicester befason United me “poker” golash, City bën detyrën ndaj Burnley-it (VIDEO)
Spektakël dhe gola në ndeshjet e kësaj jave në Premier League. Leicester befasoi Manchester United, duke marrë një fitore 4-2, duke i shkaktuar “Djajve të Kuq” disfatën e dytë sezonale.
Mason Greenëood shënoi një super gol në minutën e 19-të, duke shënuar me një goditje shumë të bukur me të majtën. Kundërpërgjigja ishte mjaft e mirë nga Leicester. Tielemans shënoi një eurogol në minutën e 31-të, pas një goditje fenomenale me të djathtën në hyrje të zonës.
Në pjesën e dytë, Soyuncu do të kalonte vendasit për herë të parë në avantazh në këtë ndeshje, por 4 minuta më pas Rashford rivendosi baraspeshën me një kundërsulm perfekt. Gëzimi i miqve zgjati pak sekonda, pasi Leicester do të shënonte menjëherë me Vardy-in golin e avantazhit, ndërkohë që Daka vulosi fitoren në shtesë.
Manchester City bëri detyrën ndaj Burnley-it duke fituar pastër 2-0. Bernardo Silva dhe De Bruyne ishin autorët e golave. Southampton mori fitoren e parë në këtë sezon, falë një goli të Brojës në pjesën e dytë pas një asisti të Redmond. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

