Leicester futet në garë për Muriqin, bën gati 40 milionë euro

Vedat Muriqi është në listën e dëshirave të disa skuadrave të njohura europiane. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 10 gola në 15 ndeshje në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces, tashmë vlen 40 milionë euro. Kjo është shuma që kërkon gjiganti turk për kartonitn e sulmuesit “dardan”, që është shndërruar objektiv i disa skuadrave në Premier League, veçanërisht për Leicester City-n.

“Dhelprat” janë në kërkim të një sulmuesi cilësor për t’ia bashkangjitur Jamie Vardy-t e sipas medieve britanike, për trajnerin Brendan Rodgers njeriu i duhur për këtë rol është 25-vjeçari nga Prizreni.

Drejtuesit e Leicesterit mësohet se kanë dërguar përfaqësues për ta ndjekur shqiptarin në derbin e Stambollit mes Ferenbahces dhe Besiktasit dhe opinioni i tyre ka qenë pozitiv. Klubi turk, duke parë kërkesat për Muriqin, kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij e mundshme, ndaj i ka vendosur një çmim të lartë prej 40 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?