Leipzig në karantinë totale për 10 ditë në pritje të rifillimit të Bundesligës

Bundesliga është në pritje të dritës jeshile nga Kancelarja Merkel për rifillimin e kampionatit. Shumë skuadra kanë programuar edhe grumbullimet në formën e një karantine.

Leipzig, skuadër nën pronësinë e Red Bull, ka vendosur që të “mbyllet” që nga e shtuna për 10 ditë, në pritje të rifillimit të kampionatit që mund të ndodhë edhe më 15 maj.

Lajmin e kanë zbuluar mediat gjermane, teksa mbrojtësi Mark Halstenberg u shpreh: “Mendojmë se do të shkojmë në grumbullim, ekipi dhe stafi, do të qëndrojmë të izoluar për 10 ditë”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP