Leipzig reziston për mesfushorin, Bayerni duhet të paguajë 30 mln euro
Konrad Laimer do të qëndrojë te Leipzig të paktën edhe për një tjetër sezon. Mesfushori austriak edhe pse ishte në listën e dëshirave të trajnerit të Bayernit, Nagelsmann, nuk u arrit një marrëveshje.
Sport Bild raporton se kampionët e Gjermanisë nuk shkuan përtej ofertës së 20 milionë eurove plus katër bonus. Nga ana tjetër Leipzig nuk ka ndërmend që të heq dorë nga lojtari pa shifrën e 30 milionë eurove.
Bayerni mund të bëjë dhe një tentativë të fundit në ditët në vijim për të gjetur gjuhën e përbashkët, kështu të paktën raportojnë në Gjermani. /R.Lika-Koha Jonë/