Leipzigu shkatërron Dortmundin, fiton me “poker” golash (VIDEO)
Borussia Dortmund merr një goditje të rëndë në betejën për titullin kampion, duke u mundur 1-4 nga Leipzigu në “Signal Iduna Park” .
Laimer ndëshkoi dy herë rresht verdhezinjtë gjatë pjesës së parë, në minutat 21-të dhe 30-të, ndërsa në minutën e 58-të, Nkunku shënoi golin e 0-3 të Leipzigut.
Në minutat e mbetura futbollistët e Dortmundit nuk gjetën forca për të reaguar, teksa goli i vetëm i Malen 6 minuta nga fundi u shoqërua nga një tetër gol i Dani Olmos.
Verdhezinjtë pavarësisht disfatës mbeten në vendin e dytë me 57 pikë, gjashtë më shumë se Leverkuseni dhe nëntë me pak se Bayerni kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

