Leo Mesi shpallet “Mis Penalltia” nga tifozët e Realit (Foto)
Lionel Messi është pa asnjë dyshim një ndër futbollistët më të mirë të historisë së futbollit, por ylli argjentinas edhe gabon dhe të tilla raste i presin kundërshtarët e tij, për ta kritikuar apo për t’u tallur me të. Në minutën e fundit shtesë të sfidës mes së Champions, mes Manchester City e Barcelonës, 1-2, katër herë fituesi i “Topit të Artë” humbi një penallti që mund të kishte mbyllur përfundimisht kualifikimin në favor të Barcelonës. Ishte Luis Suarez ai që shënoi dy golat e fitores dhe gjunjëzoi Manchester City, në ndeshjen e parë. Në fund, kur mund të ishte mbyllur gjithçka nga Messi, Portieri Joe Hart neutralizoi goditjen e tij dhe kaq u ka mjaftuar tifozëve të Real Madrid, që të ironizojnë me yllin e skuadrës së tyre rivale, duke i bërë fotomontazh interesant, që ka krijuar humor të madh në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

