Leo Messi i “lë targën” Ronaldos, ai më i pasuri i vitit 2014!

Viti 2014 për Leo Messi në fushën e blertë nuk shkoi ashtu siç do të kishte dëshiruar ylli argjentinas, pasi 27-vjeçari e mbylli atë pa asnjë trofe të fituar dhe humbi garën për Topin e Artë me Cristiano Ronaldo. Megjithatë argjentinasi është futbollisti që ka përfituar më shumë të ardhura gjatë vitit që lamë pas. Në 2014 sulmuesi i Barcelonës ka derdhur në llogarinë e tij bankare plot 65 milionë euro duke lënë pas të gjithë kolegët e tij. Revista franceze “France Football” e cila shpall edhe fituesit e Topit të Artë, publikoi dosjen e futbollistëve më të pasur gjatë vitit 2014, dhe askush nuk fituar sa Lionel Messi. Messi, 4 herë fituesi i Topit të Artë ka arkëtuar plot 65 milionë Euro, këtu përfshihet paga e tij te Barcelona dhe të ardhurat që ka përfituar nga sponsorët. Paga e Messit te Barça për një vit kap shifrën e 20 milionë Euro,  ndërsa 45 milionë të tjera gjatë 2014-s janë derdhur në llogarinë e argjentinasit nga sponsorët Adidas, EA Sports, FIFA 2015 dhe kompania ajrore Turkish Airlines.

 

Pas Leos pozicionohet rivali i tij më i madh në futboll, portugezi Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Realit të Madridit ka përfituar në total 54 milionë euro gjatë vitit 2014, ose 11 milionë Euro më pak se 27-vjeçari argjentinas. Kontratat publicitare të firmosura nga Ronaldo në 2014-n nuk kanë pasur të njëjtën vlerë ekonomike me ato të Messit. Podiumi i futbollistëve më të paguar të vitit plotësohet me brazilian Neymar, i cili ka derdhur në llogarinë e tij shumën e 36 milionë Euro. Në vendin e 4-t pozicionohet uellsiani Gareth Bale me 23,8 milionë. Robin Van Persie, Ëayne Rooney dhe Sergio Aguero, ndjekin radhën.  Sa i përket trajnerëve është Mourinho më i paguari gjatë vitit 2014. Me 18 milionë Euro të përfituara portugezi lë pas trajnerin e Arsenalit Arsene Ëenger dhe atë të Manchester United Louis Van Gaal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?