Leo Messi injoron tifozin e moshuar
Dikush te stafi i rrjeteve sociale të Barcelonës mund ta ketë pisk punën pas publikimit të kësaj videoje ku shfaqet Leo Messi teksa refuzon t’i japë autograf një të moshuari. Klipi është publikuar fillimisht nga vetë stafi i klubit që mesa duket nuk ka qenë i vëmendshëm në këtë detaj. Videoja më pas është fshirë, por kjo tentativë ka qenë e kotw, sepse pamjet bënë xhiron e botës, duke treguar një tjetër fytyrë të argjentinasit.
Komentet janë të tepërta, sepse imazhet janë të qarta. Në aeroportin e Barcelonës, shfaqet braziliani Neymar fillimisht që nënshkruan pa i bërë rezistencë tifozit të moshuar dhe pas tij vjen Messi që i hedh një shikim shpërfillës, duke e lënë të zhgënjyer. Duhet thënë se për argjentinasin kjo nuk është hera e parë që shfaq një sjellje të tillë që më shumë se zhgënjimi i tifozit i bën dëm imazhit të tij. Vitin e shkuar në Botërorin e Brazilit, me dashje apo dashje, Messi injoroi një vogëlush që i zgjati dorën, por gjithçka u rregullua më pas kur Leo tha se nuk e kishte parë djalin, të cilit i rezervoi një takim të veçantë.
KOHA JONË SONDAZH

