Leo Messi: Isha katastrofë ndaj Siti, para Realit e Ronaldos jam më mirë

Barcelona fitoi 1-0 ndaj Manchester Siti dhe kaloi në çerekfinale të Champions League, pasi e kishte fituar edhe ndeshjen e kaluar 2-1 në Angli. Juventus mundi 3-0 Borusia Dortmund në Gjermani, ndërkohë që e kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë. Barça e Juve presin dy biletat e fundit për në çerekfinale, ndërkohë që më parë ishin përcaktuar edhe Real Madrid, Atletiko Madrid, Monako, Bajern Mynih, PSG e Porto si ekipe çerekfinaliste.

Shkëlqimi dhe ironia e Messit

Ndaj Manchester City-t i mahniti të gjithë me spektaklin e tij në fushë. Lionel Messi është kthyer në formën e tij më të mirë dhe pikërisht në këtë moment, argjentinasi gjen rastin për të hequr ndonjë peng që i ka mbetur në lidhje me kritikat që e mbuluan para pak muajsh. Në fushë përdor klasin, aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe teknikën fantastike për të dehur kundërshtarët, verbalisht përdor ironinë ndaj kritikëve të tij. – “Jo shumë kohë më parë, unë isha një katastrofë, por unë nuk mund të jem katastrofë dhe menjëherë më pas papritmas në momentin tim më të mirë. Për sa i përket ndeshjes, Joe Heart shpëtoi gjithçka. Në bëmë gjithçka mundeshim për të shënuar më shumë gola, por portieri i tyre bëri një ndeshje fantastike, kështu që na duhet ta përgëzojmë. E rëndësishme është që ne u kualifikuam, por ne luajtëm edhe një ndeshje të madhe. Jemi në një nivel të mirë pikërisht kur kemi ndeshje të mëdha përara,  Realin e Madridit dhe çerekfinalet e Champions. Unë ndihem mirë dhe po e shijoj këtë formë, por kemi ende rrugë të gjatë për të bërë,” – theksoi Messi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Të djelën, përballë Realit e Ronaldos

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona nuk ka shumë kohë për të festuar pasi të dielën luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të gjithë sezonit, El Clasicon me Realin e Madridit. Los Blancos vijnë pas një periudhe pa shkëlqim dhe rivali i tij Ronaldo po has vështirësi në gjetjen e golit, por Messi nuk i zë besë asaj që të tjerët e konsiderojnë krizë të Realit.  –“Si Reali ashtu dhe Ronaldo meritojnë shumë respekt. Reali kështu është më i rrezikshëm. Nuk mund të themi nëse janë në formë të mirë apo të keqe. Reali ka individë shumë të fortë, dhe kundër  nesh mund të jenë më të fortë se zakonisht. Për sa na përket ne do të bëjmë si gjithmonë lojën tonë,” – u shpreh Messi. Barça kryeson La Liga me një pikë diferencë ndaj rivalëve të përjetshëm, prandaj një fitore ndaj Realit të dielën  në Camp Nou mund të rezultojë vendimtare në misionin e Barcelonës për të fituar titullin e La Ligas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?