Leonardo: Icardi punon shumë, blerjen e tij e vendosim në fund të sezonit

Drejtori Sportiv i Paris Saint Germain, Leonardo foli me superlativa për sulmuesin argjentinas Mauro Icardi, që po shënon rregullisht me skuadrën franceze, ku është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në formacionin e Tuchel.

Leonardo vlerësoi përshtatjen e shpejtë të ish kapitenit të Interit, që është transferuar në Paris me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa braziliani foli edhe për detajet e blerjes përfundimtare.

“Mauro është përshtatur shumë shpejt, po luan mirë dhe po shënon rregullisht. Është një djalë që sakrifikon dhe punon shumë në fushën e lojës, për të qenë në pozicionin e duhur. Blerja përfundimtare e tij, është në dorën e vetë atij, por unë besoj se ka kohë deri në fund të sezonit”, deklaroi Leonardo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?