Leonardo: Nuk do t’i lutemi Neymar dhe Mbappe për rinovimin!

Neymar Jr dhe Kylian Mbappe janë dy nga yjet më të përfolur në botë në merkato, teksa emri i tyre shpesh herë qarkullojnë në listat e dëshirave të ekipeve të mëdha.

Për të ardhmen e dy yjeve të sulmit të PSG, foli drejtori sportiv i parizienëve, braziliani Leonardo i cili theksoi se kampionët e Francës do të bëjnë çmos për të rinovuar kontratat aktuale me Mbappe dhe Neymarm por nuk do t’u luten atyre për të qëndruar gjatë në Parc des Princes.

“Shpresoj që ata të jenë të bindur për të rinovuar. PSG është vend i mirë për një lojtar të nivelit të lartë, i cili drejtohet nga ambicie të mëdha. Duam të arrijmë marrëveshje me ta. Gjithashtu nuk mund të kalojmë mbi mundësitë tona ekonomike. Sigurisht, që nuk do i lusim ata. Kush dëshiron vertetë të qëndrojë në Paris, do e bëjë”, u shpreh Leonardo.

SHKARKO APP