Leonardo: Nuk mendoj se Mbappe do të largohet nga PSG!

Drejtori sportiv i Paris St-Germain Leonardo nuk pret që Kylian Mbappe të largohet në fund të sezonit dhe është i bindur se sulmuesi francez do të nënshkruajë një kontratë të re. Sulmuesi francez i përfundon kontrata në verën e vitit 2022 dhe mund të nënshkruajë për çdo klub që nga muaji janar, por kjo duket se nuk e shqetëson drejtuesin e PSG.

“Nuk mendoj se dikush këtu e sheh të ardhmen pa të. Nuk besoj se Kylian do të largohet në fund të sezonit. Marrëdhënia e tij me PSG është e thellë.

Reali? Ne ishim të qartë në lidhje me ofertën që ata bënë. Nuk ishte e mjaftueshme nga pikëpamja jonë. Fakti që ai po qëndron, ishte e vetmja gjë që mund të ndodhte. Nuk kemi menduar asnjëherë për largimin e Mbappe”, tha Leonardo për Canal Plus.

SHKARKO APP