Leonardo shqetëson Liverpool, gati të “rrëmbejë” objektivin e Klopp
Thiago Alcantara ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen. Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, por këta të fundit nuk mund ta humbasin me parametra zero.
Liverpool interesohet shumë për të, Jurgen Klopp e pëlqen shumë, por në garë është futur edhe PSG. Le10Sport raporton se Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, ka gati një ofertë prej 30 milion eurosh.
Bayerni i gëzohet nisjes së ankandit dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga lojtari i kombëtares spanjolle. Tani pritet reagimi i Liverpool, që do të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin.