Leoni shumë pranë transferimit te Liverpooli, mbetet vetëm një detaj …

Giovanni Leoni, një nga talentet më premtuese të futbollit italian, duket gjithnjë e më afër transferimit te Liverpool-i. Pas interesimit të madh nga klubet e mëdha të Serie A, mbrojtësi 18-vjeçar është bërë objektiv kryesor për “The Reds”, të cilët janë gati të plotësojnë kërkesat e Parmës: rreth 35 milionë euro, përfshirë bonuset.

Leoni e vlerëson interesimin e klubit anglez dhe është i gatshëm të transferohet në “Anfield”. Megjithatë, dilema kryesore mbetet minutazhi që mund të marrë në Angli.

Aktualisht, trajneri Arne Slot ka në dispozicion vetëm dy qendërmbrojtës kryesorë: Virgil van Dijk dhe Ibrahima Konaté, ky i fundit me vetëm një vit kontratë dhe i lidhur me mundësinë e largimit,si dhe Joe Gomez, që vuan nga një dëmtim i gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata mund të ndryshojë me afrimin e pritshëm të Marc Guehi-t nga Crystal Palace për 35 milionë euro, që do të shtonte konkurrencën në prapavijë. Për këtë arsye, Leoni dhe përfaqësuesit e tij mund të kërkojnë që lojtari të mbetet edhe një sezon në huazim te Parma, për të siguruar aktivizim të rregullt dhe për të vazhduar progresin e nisur këtë vit, në funksion të synimit për të qenë pjesë e Italisë në Botërorin e ardhshëm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?