Lerda: Laçi rival i vështirë, por ne hyjmë në fushë vetëm për fitore

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda ka folur në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Laçit. Strategu i të kuqve konfirmoi se gjendja e skuadrës së tij është mjaft e mirë, ndërkohë që nuk ka munguar as vlerësimi për kurbinasit.

 

“Laçi vjen nga katër fitore, që kur ka ndryshuar trajneri, ka humbur vetëm ndaj Tiranës dhe është në një moment shumë të mirë. Jemi koshient dhe e dimë që do kemi përballë një kundërshtar mjaft të fortë. Gjatë kësaj periudhe jemi përgatitur mirë. Edhe lojtarët e ardhur nga Kombëtarja janë nga një gjendje të mirë dhe besoj se do bëjmë një ndeshje të mirë.

I kam pare shumë mire lojtarët e mi dhe kemi punuar shumë përgjatë këtyre 10 ditëve dhe kam besim te skuadra ime. Si në aspektin fizik por edhe psikologjik jemi mire. Sigurisht që edhe kundërshtari është në një moment të mirë. Unë kam besim se do bëjmë një ndeshje të mirë, duke marrë parasysh dhe emrin që ka Partizani do hyjmë për fitore.

I kënaqur me barazim? E kam theksuar  edhe përgjatë daljeve të mëparshme në konferenca, jo vetëm, te Partizani, por kudo ku kam drejtuar mentaliteti im është që të fitoj gjithmonë dhe nuk kënaqem me barazimin. Unë e hedh skuadrën në fushë për fitoren, pastaj për sa i përket rezultatit e vendos fusha e lojës, por në mentalitetin tim është që skuadra të zbresë në fushë dhe përballë çdo kundërshtari të marrë maksimumin e pikëve.

Nuk e kuptoj në çfarë konteksti më pyesni Partizani i vërtetë, pasi unë Partizanin e vërtetë e kam parë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë jam i kënaqur me grupin që drejtoj, pasi dhe kur kemi pasur dëmtime apo skualifikime edhe lojtarët e tjerë që i kanë zëvendësuar kanë dhënë 110% të tyre dhe jam shumë i kënaqur nga paraqita e tyre”, deklaroi Lerda.

 

SHKARKO APP