Leverkusen-Milan/ Zbulohen formacionet zyrtare, një zgjedhje surprizë nga Fonseca
Mbrëmja e Championsit sjell një duel interesant, teksa kampionët e Gjermanisë, Bayer Leverkusen do të sfidojë Milanin. Skuadra e Alonsos synon të marrë 3 pikët ndaj kuqezinjve, në një ndeshje që pritet të jetë e barabartë.
Vendasit do të jenë me Xhakën në regjinë e mesfushës, ndërkohë që Ëirtz dhe Adli do të mbështesin Boniface të vetëm në sulm.
Në krahun tjetër Fonseca ndryshon sërish vendosje, duke lënë në stol Moratën dhe duke aktivizuar Loftus-Cheek për t’i dhënë më shumë muskuj mesfushës. Leao dhe Pulisic do të luajnë në krahë. /R.Lika-Koha Jonë/