Lëvizja surprizë e Marottës, kërkon transferimin e Pjanic

Inter mund të bëjë një lëvizje të papritur në merkato, teksa ka në listë një emër të njohur si Pjanic. Lojtari që aktualisht është pjesë e Besiktas (nga Barcelona) në formë huazimi shihet si zëvendësues i Vidal te skuadra “zikaltër”.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle kiliani do të largohet nga klubi italian në fund të këtij sezoni dhe emri më i përshtatshëm për ta zëvendësuar për Interin duket se është ai i 32-vjeçarit.

Pjanic e mbyll me huazimin te Besiktas në verë dhe e ka të qartë që te katalanasit nuk ka vend për të, me kontratën që i përfundon në 2024-ën mesfushori është duke menduar për një destinacion tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?