Lëvizja surprizë e Milanit, pranë super talentit të Realit
Nga ëndrra në tratativa, Milani është gati për të mbyllur transferimin e Brahim Diaz nga Real Madrid. Klubi kuqezi ka gjetur akordin me “Los Blancos” për marrjen në formë huazimi me të drejtën e blerjes së mesfushorit 21-vjeçar.
Për të mbyllur përfundimisht këtë lëvizje mungon një “po” zyrtare nga ish-futbollisti i Manchester City-it, i cili ka marr disa ditë kohë për të marrë një vendim.
Në sezonin e fundit Brahim Diaz është aktivizuar vetëm në 10 ndeshje, duke vuajtur konkurrencën e madhe që ka në mesfushën e “Galaktikëve”. Milani mund të jetë destinacioni i duhur për të fituar më shumë eksperiencë, pasi talenti që disponon është shumë i madh. /R.Lika-Koha Jone/