FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizje në aksin Milano-Paris, për Interin del në skenë edhe një tjetër emër i PSG

Transferimi i Neymar te Paris SG për vlerën e 222 milion eurove pritet të shkaktojë një reaksion zinxhir, me lëvizje të tjera në merkato. Parizienët nuk kanë probleme parash dhe nuk ndiejnë nevojë për të shitur, përkundrazi duan të bëjnë blerje të tjera. Objektivi i radhës është Joao Mario dhe drejtori sportiv Antero Henrique ka bërë një vizitë të shpejtë në Milano. Portugezi i pëlqen trajnerit Unai Emery dhe Inter është i gatshëm të negociojë, duke qenë në lojë disa lojtarë të Paris SG, Di Maria e Pastore, por sidomos Julian Draxler, emri i të cilit ka dalë tani në skenë.

Drejtuesit e Interit e kanë ndjekur prej kohësh Di Marian, të cilin besojnë se mund ta blejnë për 30 milionë euro. Ardhja e Neymarit e shton konkurrencën në sulm dhe hapësirat për argjentinasin mund të reduktohen. E njëjta gjë vlen edhe për Draxler, i blerë në janar për 40 milionë euro. Pastore nuk i ngroh drejtuesit interistë, por është emri i propozuar nga klubi francez. Në përpjekje për të marrë Di Marian apo Draxler, Inter mund të futë në operacion edhe kartonin e Geoffrey Kondogbia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?