Lewandowski arrin akordin me Barcelonën, mungon vetëm aprovimi nga Bayerni

Robert Lewandowski ka arritur akordin financiar me klubin e Barcelonës. Golashënuesi më i mirë i historisë së Bundesligës gjermane, ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen.

33-vjeçari ka vendosur të largohet këtë verë, duke prishur raportet fantastike që ka pasur me bavarezët,.

“Sport.es” zbulon edhe detajet e marrëveshjes. Bomberi polak do të firmosë për 3 vite me Barcelonën dhe do të përfitojë 12 milionë euro neto në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi spanjoll ka gati 30 milionë euro për të bindur Bayernin që ta lërë të lirë yllin e sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?