Lewandowski do të luajë si “Zorro” kundër Shqipërisë në Play Off

Sulmuesi polak Robert Lewandowski pritet të rikthehet në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen e së shtunës kundër Atletico Bilbaos, që do të luhet në stadiumin San Mames Stadium, nëse nuk shfaqen probleme të papritura në momentet e fundit.

Sulmuesi mungoi në përballjen e fundit të Barcelonës ndaj Atletico Madrid, pasi pësoi një frakturë në pjesën e brendshme të gropës së syrit të majtë gjatë ndeshjes kundër Villarreal.

Megjithatë, lajmet nga stërvitja e fundit e katalanasve janë pozitive. Lewandowski është stërvitur sot me intensitet të plotë së bashku me pjesën tjetër të skuadrës, duke mbajtur një maskë mbrojtëse në zonën e dëmtuar për të shmangur goditje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi teknik i Barcelonës po monitoron nga afër gjendjen e sulmuesit, por gjithçka tregon se ai mund të jetë pjesë e listës së lojtarëve për sfidën e rëndësishme të fundjavës në La Liga. Ai pritet të jetë në fushë edhe në duelin e Play Off kundër Kombëtares sonë, teksa me shumë mundësi do të ketë në fytyrë edhe maskën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?