Lewandowski-Haaland, dueli i madh i bomberave në klasiken e Bundesligës
Super talenti Erling Haaland kundër ekspertit Robert Lewandowski. Në klasiken e futbollit gjerman mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, do të ketë edhe një duel që padyshim do të jetë shumë interesant.
Bëhet fjalë për një sfidë mes dy sulmuesve më të mirë në Champions League këtë sezon. Norvegjezi dhe polaku shënuar përkatësisht 41 gola në 35 ndeshje, duke marrë në konsideratë të gjitha kompeticionet.
Lewandowski ka shënuar 27 gola në kampionat duke arritur Immobilen, ndërkohë që Haaland ka shënuar 1 më pak, por 16 prej tyre i ka shënuar në Bundesligën Austriake, një kampionat që ka një koeficient më të vogël (1.5 nga 2 që ka Bundesliga). Polaku ka 52 pikë në total në duelin për Këpucën e Artëm ndërkohë që norvegjezi vetëm 44 pikë.
Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për titullin kampion. Një fitore e mundshme e Bayernit e çon distancën mes dy klubeve në 7 pikë, ndërkohë që një sukses i verdhezinjve, do e ngushtonte vetëm 1 pikë. /R.Lika-Koha Jone/