Lewandowski humbet sfidën ndaj Anglisë, Bayerni në “ankth”

Robert Lewandowski humb ndeshjen e ardhshme të Polonisë ndaj Anglisë, në Grupin I kualifikues të “Katar 2022”, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Tashmë është konfirmuar edhe nga Federata Polake e Futbollit se sulmuesi i Bayernit ka dëmtuar ligamentet e gjurit në sfidën kundër Andorrës, të dielën.

Polaku, i cili ka qenë në formë të shkëlqyer, si në rang klubesh edhe në përfaqësuesen e vendit të tij, u zëvendësua gjatë fitores 3-0 me Andorrën. Skuadra e Paulo Sousas tani do të përballet me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, që drejtohet nga Gareth Southgate, pa pikën referuese në sulm.

Bayerni është në ankth për shkallën e dëmtimit të 32-vjeçarit, pasi mund të mungojë në përplasjet kundër Leipzigut dhe ndaj PSG-së në Champions, respektivisht më 3 dhe 7 prill.

SHKARKO APP